Pa kaluar 1 javë nga mbledhja e kryeministrit me kryebashkiakët, kreu i ekzekutivit i ka bërë sërish ata për ‘ujë të ftohtë’, këtë herë lidhur me keqmenaxhimin e ujësjellës-kanalizimeve. Parashtrimin e situatës në fillim të mbledhjes e bëri ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila tha se situata është e rëndë në të gjithë territorin, duke hequr mënjanë Korçën dhe Pogradecin. Për këtë kryeministri paralajmëroi ndërhyrje nga ekzekutivi.