Polonia planifikon t'i japë pjesën e mbetur të avionëve luftarakë MiG-29, të epokës sovjetike, Ukrainës, në këmbim të teknologjisë për dronët, tha Ministria e Mbrojtjes të mërkurën. Polonia ka zëvendësuar avionët e saj të vjetër sovjetikë me avionë F-16 të prodhimit amerikan dhe FA-50, të prodhimuar në Korenë e Jugut, dhe pret dorëzimin e 32 avionëve F-35 që ka porositur në SHBA.