Kandidati I koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, nga Zall Bastari teksa prezantoi programin e tij për udhëheqjen e kryeqytetit, premtoi rishikim për ulje të trifës së ujit të pijshëm. Këlliçi tha se rishikimi do të bëhet për të ulur tarifat e ujit për qytetarët.