‘Transporti publik falas’ është kryefjala e programit elektoral të Belind Këlliçit në këto zgjedhje vendore. Në mitingun e çeljes së fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Këlliçi mbërriti në stadiumin ‘Air Albania’ me autobus, nga ku premtoi transport pa pagesë për qytetarët e Tiranës. “Tirana nuk do të ketë dallim nga 250 e kusur qytetet anembanë botës që ofrojnë transport publik pa pagesë. Bëni hesap sa shpenzoni deri tani për 1 apo 2 linja vajtje-ardhje në ditë, e sa do të kurseni nga udhëtimi pa pagesë. Bëni llogaritë tuaja, sa orë kaloni në radhë për një abone, e cila pas 14 majit nuk do t’ju duhet më fare. Transport pa pagesë për qytetarët e Tiranës! Kjo çështje është e mbyllur.”