Pas përfundimit të numërimit të votave për bashkinë e Tiranës, ku nuk ia doli të fitojë garën me kryetarin aktual Erion Veliaj, kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi bëri edhe daljen e parë zyrtare. Në një konferencë për shtyp nga ambientet e PD-së, Këlliçi u shpreh se kishte dhënë gjithçka nga vetja, që të fitonte këtë garë, madje duke lënë edhe mandatin e deputitit.