Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka pranuar kërkesën e prokurores Elsa Miha për rivlerësim të pikëzimit për kandidaturën e saj për në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marrë në mbledhjen e KED-së të kësaj të premteje. Miha kërkoi nga KED që të merrte në konsideratë disa akte e dokumentacione shtesë që ajo dorëzoi në këtë institucion, që mund t’i rrisnin pikët në vlerësimin përfundimtar.