Komisioni Europian ka publikuar gjetjet e raportit 2022 për Shqipërinë. Sipas këtyre gjetjeve, BE ndonëse vlerëson arritjet kundër korrupsionit, sërish thekson se “Në përgjithësi, pavarësisht disa përparimeve, korrupsioni mbetet një fushë serioze shqetësimi. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit.”