Politika shqiptare shfaq ende mangësi dhe mospërmbushje standardesh europiane. Komisioni Europian, në progresraportin e vitit 2025, bën një skaner të plotë të qeverisë, parlamentit, pushtetit lokal dhe proceseve elektorale në Shqipëri. Parlamentaret e 11 majit ishin konkurruese dhe të zhvilluara profesionalisht, - thotë Komisioni Europian – por shton se u identifikua mungesa e një fushe loje të barabartë mes palëve, abuzim me burimet publike, prandaj nevojitet një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore.