Komisioni Europian kërkon nga Kuvendit që të adresojë pa vonesa kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes për Belinda Ballukun. Përmes një reagimi në postën elektronike për gazetaren e Top Neës, Geriola Hate, Komisioni rikujton përgjegjësitë e Kuvendit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesa kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta kundër korrupsionit në mënyrë efektive është me rëndësi thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj. BE i kushton rëndësi të madhe shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri, si dhe punës së bërë në kuadër të reformës në drejtësi, vijon reagimi.