Ernejt Shyti, autori i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, ngjarje e ndodhur më 21 shkurt të vitit 2021, ka dhënë një dëshmi tronditëse për gjyqin e themelit që vijon në Gjykatën e Posaçme. 34 vjecari i cili pre kohësh vebndosi të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare dhe të jape detaje lidhur me ngjarjen e rëndë, ka dëshmuar se të njëjtët persona që urdhëruan vrasjen e Sofisë, i kërkuan atij të kryente një tjetër vrasje në Gjermani. Shtyi shtoi se për të kryer vrasjen në Gjermani, porositësit i kishin ofruar atij një shumë parash prej 500 mijë euro.