Këtë të martë në kryeqytet u përurua zyrtarisht Ambasada e Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ngjarja u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, trupit diplomatik dhe personaliteteve të shquara të jetës publike. Ceremonia u drejtua nga ambasadori i Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, Iskander Aisariyev, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse me rastin e nisjes së misionit diplomatik. SINK AMBASADORI: Kjo është një ngjarje me rëndësi historike për vendet tona. Ajo simbolizon jo vetëm hapjen e një misioni të ri diplomatik, por edhe fillimin e një etape të re në zhvillimin e marrëdhënieve kazako-shqiptare, të bazuara në besim, mirëkuptim dhe angazhim të përbashkët për paqe, stabilitet dhe mirëqenie