Rreth 26 kompani të huaja kanë shprehur interesin për të punuar me kompaninë shtetërore shqiptare ‘KAYO’ për prodhimin e armëve dhe mjeteve të blinduara. Teksa me gjashtë prej tyre pala shqiptare është në fazë negocimi, kabineti qeveritar ka miratuar kushtet mbi të cilat duhet të ngrihet partneriteti.