Top News – Katërfishohen rastet në vend/ 43 infektime të reja, MSH bën apel: Vaksinohuni
20/07/2021 20:36

Ka ndryshuar dukshëm situata epidemiologjike në shqipëri këto 24 orët e fundit, me një rritje të ndjeshme infektimesh me koronavirus. Sipas njoftimit më të fundit të Ministrisë së shëndetësisë, janë 43 të infektuarit në 24 orët e fundit, shifër kjo që nuk raportohej prej kohësh. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë humbje jete por rritja është e konsiderueshme nëse kemi parasysh se një ditë më parë ishin vetëm 11 rastet e reja të konfirmuara. Sipas njoftimit, janë kryer 24 orët e shkuara 3526 testime, nga të cilët 43 persona kanë rezultuar pozitivë, pjesa më e madhe e tyre në Tiranë, por ka patur edhe raste në Has, Elbasan, Durrës, Lezhë, Lushnje, shkodër dhe mallakastër. Aktualisht në të gjithë vendin, sipas ministrisë së shëndetësisë, janë 198 pacientët aktivë me covid 19 ndërsa në spitalin infektiv, po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Pesë ndërkohë janë qytetetarët e shëruar në 24 orët e fundit që e cojnë numrin total të të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 130,086. Infektimet e reja me koronavirus po regjistrohen edhe në vendet e tjera të botës, përfshirë vendet fqinje, ndërkohë që gjithnjë e më shumë po rritet frika për variantin Delta, i cili sipas ekspertëve është shumë më infektues se variantet e mëparshme të koronavirusit.

Top Channel/ “Reformën e bëri PS-ja”, Rama: Dorëzuam shpatën e drejtësisë në duart e tyre
11/04 19:59
Top Channel/ Koncert për Kardinal Simonin, në nder të 70-vjetorit të shugurimit meshtarak
11/04 19:57
Top Channel/ Bllokohen 110 tonë fruta-perime, AKU aksion në Shkodër, zbulon shkelje
11/04 19:55
Top Channel/ Ministri i financave Malaj: Kemi ulur borxhin publik në 53% kemi ulur dhe…
11/04 18:05
Top Channel/ Ministrja e Ekonomisë Ibrahimaj:Ne vendosëm që paga minimale të jete 500milek të vjetra
11/04 18:04
Top Channel/ “Ku ke mësuar kaq mirë shqip” Rama bënë batuta me koreanen
11/04 18:03
Top Channel/ Aksident në Llaman të Himarës, makina përplaset me motorin, lëndohet 26-vjeçari
11/04 16:40
Top Channel/ I shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, vihet në pranga 55-vjeçari në Krujë
11/04 15:51
Top Channel/ Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, në pranga 62-vjeçari
11/04 15:51
Top Channel/ Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, sekuestrohen 9 armë zjarri
11/04 15:50
Top Channel/ Rritet turizmi në Vlorë, të huajt zgjedhin bregdetin, rritet interesi për…
11/04 15:26
Top Channel/Domatja e artë në treg, importohet me 60 lekë/kg, në treg shitet deri në 600 lekë për kg
11/04 15:24
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës, nga sot në orën 16:00, 209 lekë dhe benzina me 175 lekë për litër
11/04 15:14
Top Channel/ Rritet kriminaliteti te të miturit, 545 të mitur autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç
11/04 15:14
Top Channel/ Burgjet vendosin për ulje dënimi, propozimi heq gjykatat për kërkesat, synohet ulja e..
11/04 15:06
Top Channel/ Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, tre të plagosur, mes tyre një 14-vjeçar
11/04 14:41
Top News- Kryepeshkopi Joan uron besimtarët ortodoksë për Pashkë: Ta gjejmë paqen në zemrat tona
11/04 14:26
Top Channel/ Fluks i lartë në Morinë, 33 mijë shtetas kalojnë kufirin, rriten hyrjet e pushuesve
11/04 12:27
Top Channel/ “Paqja e Krishtit mbi çdo luftë”, Kryepiskopi Joani: Thirrje për paqe në një botë…
11/04 12:26
Top Channel/ 2025, vit i paqëndrueshëm energjie, raporti i ERE: Thatësira uli prodhimin, konsumi…
11/04 12:23