Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Klevis Allën për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur në prill të vitit 2020. Ndërkohë që janë pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit të dyshuar për vrasjën e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdijas. Po ashtu Ndoci akuzohej si pjesë e vrasjës së vëllëzërve Besmir dhe Viktor Haxhia.