Tre persona u plagosën në një aksident rrugor në aksin Fier-Marinëz pasditen e kësaj të marte. Një makinë tip Volkswagen humbi kontrollin e doli nga rruga. Si pasojë mjeti përfundoi I përmbysur në kanal. Nga goditja e fortë morën plagë të shumta shoferi dhe dy pasagjetrët që ndodheshin në mjet. Ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Fierit ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak dyshohet se u bë shpejtësia e lartë por dhe gjendja e amortizuar e rrugës.