Një aksident rrugor ndodhi këtë të dielë në fshatin Fshat në Klos, ku katër përsona mbeten të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, ku dy automjete u përplasën me njëra tjetrën. Si pasojë morën plagë te shumta pasaqerët që ndodheshin në të dy makinat. Ata u nisen drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jeten. Këto janë dëmet që la pas aksidenti, teksa paraprakisht shkak për përplasjen dyshohet se u bë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut, por nuk përjashtohet as shpejtësia mbi normën e lejuar.