Policia shqiptare ka kontribuar në operacionin e homologëve spanjollë të koduar koduar “Ferdinand”, për të goditur një grup krimimal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me armë zjarri, të parave dhe sendeve me vlerë, në banesa në Spanjë. Sipas Policisë, gjatë operacionit janë ndaluar 5 pjesëtarë të grupit ku 4 prej tyre, shtetas shqiptarë, si dhe janë sekuestruar 10 590 euro, 4 ora dore të markave të shtrenjta dhe 1 automjet. Për zhvillimin e këtij operacioni, Njësia “Antiskifter” bashkëpunoi ngushtë, për rreth 2 vjet, me homologët spanjollë. Në vijim të këtij bashkëpunimi, në muajin janar 2026, Policia e Lezhës finalizoi operacionin “Aksi”, ku vuri në pranga njërin nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, shtetasin me iniciale A. I.