Policia njoftoi arrestimin e katër protestuesve të opozitës dhe referimin në SPAK të deputetit Klevis Balliu për përplasjet gjatë protestës së fundit të organizuar nga Partia Demokratike. Protestuesit e arrestuar janë të moshës 20 deri në 36. Policia thotë se ata janë arrestuar nga sektori për hetimin e krimeve të rënda me akuzat e goditjes për shkak të detyrës, prishje të qetësisë publike, shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse, shkatërrimi i pronës me zjarr dhe kundërshtimi i punonjësit të policisë.