Top News – Katër plumba mbi kryeministrin / 21 vite burg për 72 vjeçarin, fajtor për ‘terrorizëm’
21/10/2025 14:28

Një gjykatë sllovake dënoi të martën me 21 vjet burg personin e armatosur që qëlloi kryeministrin sllovak Robert Fico vitin e kaluar. Juraj Cintula, një poet 72-vjeçar, qëlloi katër herë nga afër nacionalistin Fico, të afërt me Rusinë, më 15 maj 2024, duke e lënë të plagosur rëndë. Sulmi ndodhi pas një takimi në qytetin minerar Handlova të Sllovakisë qendrore, ndërsa Fico po dilte në rrugë për të përshëndetur mbështetësit. Cintula, i cili u ndalua në vendngjarje, ka thënë se e qëlloi Ficon me qëllimin për ta plagosur, por jo për ta vrarë. Por gjykata e shpalli fajtor për akuzat e "terrorizmit", duke e dënuar me 21 vjet në një burg të sigurisë maksimale. Cintula veproi "me një motiv për të ndaluar funksionimin e duhur të qeverisë", tha gjykatësi Igor Kralik duke lexuar vendimin. Cintula dukej i qetë ndërsa lexohej vendimi, dhe nuk i ngriti në asnjë moment sytë për të parë sallën e mbushur plot. Avokati i tij u tha gazetarëve pas seancës dëgjimore se ai "ka shumë të ngjarë të apelojë" vendimin. Gjyqi, në një gjykatë të posaçme penale në qytetin qendror të Banska Bystrica, filloi në korrik. Vetë Fico nuk dëshmoi, por dha një deklaratë video para hetuesve pas sulmit, e cila u transmetua në gjykatë.

Top News – Franca ‘bllokon’ krushkun e Trumpit / Ambasadori amerikan nuk ka akses në qeveri
24/02 14:45
Top News – Sulmon Iranin nga baza në Portugali/Avionët ulen e ngrihen, SHBA intensifikon aktivitetin
24/02 14:05
Top News – Brenda bunkerit të Zelenskit / Nga atje ai udhëhoqi përgjigjen ndaj pushtimit rus
24/02 14:00
Top News – Dronët, ‘mbretërit’ e fushës së betejës /‘Lanë pa punë’ tanket në 4 vite luftë në Ukrainë
24/02 13:00
Top News – Ukraina, 4 vite në këmbë / Zelenski: Putin ka dështuar, ne mbrojtëm pavarësinë
24/02 12:59
Top News – Rrëzohet helikopteri i ushtrisë / Bie mbi tregun e frutave, katër viktima në Iran
24/02 12:11
Top Channel/ Lufta në vitin e pestë, Ursula von der Leyen në Kiev: “Ne nuk do të tërhiqemi”!
24/02 12:06
Top Channel/ “Apokalips” bore në SHBA, anullohen mbi 5.700 fluturime: “Varroset” bregu lindor!
24/02 11:52
Top News- Shpërthim në stacionin e trenit në Moskë / Vritet një oficer policie, plagosen dy të tjerë
24/02 11:39
Top Channel/ 43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: “Nuk i duam”!
24/02 11:37
Top News – Nju Jorku ‘varroset’ nën dëborë / ‘Mbyllen’ miliona njerëz në shtëpi, stuhi masive
24/02 11:33
Top Channel/ 10%, hyn në fuqi tarifa globale e Trump-BBC: SHBA ka mbledhur 130 mld dollarë!
24/02 11:29
Top Channel/ Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës!
24/02 11:27
Top News – Kaos në Meksikë, tym dhe zjarr / 10 mijë trupa në rrugë pas vrasje
24/02 11:20
Top News – Irani, sulme terroriste në Evropë / Nëse Trump sulmon, ‘aleatët’ hakmerren
24/02 10:46
Top Channel/ 4 vjet nga lufta e Ukrainës, Zelensky tregon bunkerin: “Putin nuk ia arriti qëllimit”!
24/02 10:42
Top News – Londra, atentat gjeneralit rus / FSB gjen ‘gjurmë britanike’ në përpjekjen për vrasje
24/02 10:04
Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
DIGITALB DIGITALB