Partia Socialiste ka katër projekt-ide për reformën territoriale. Ato u prezantuan të shtunën në mbledhjen e ministrave dhe grupit parlamentar socialist nga bashkëkryetari i mazhorancës në komisionin e reformës, Arbjan Mazniku. Mazniku prezantoi idetë para ministrave dhe deputetëve socialistë, duke shtruar edhe sfidat për çdo skenar.