Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar përfundimisht me 25 vite burg Klevis Allën, me 6 vite Besian Xhixhën dhe me 5 vite burg Enver Divën, për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ngjarje e shënuar në muajin mars të vitit 2020, si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdiajt. Vendimi u shpall këtë të enjte nga trupa e gjykimit e përbërë nga Florjan Kalaja, Igerta Hysi dhe Engert Pëllumbi.