Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mbërritën në 13 shkurt, në Shtetet e Bashkaura të Amerikës. Axhend katër ditore, e dy zyrtarëve shqiptarë ka të planifikuara disa takime të rëndësishme diplomatike. Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama dhe minsitrja Xhaçka do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme, me mandate dy vjeçar.