Banorët dhe autoritetet vazhdojnë betejën e tyre me shirat e rrëmbyeshëm dhe me përmbytjet në mbarë Evropën Qendrore. Në Rumani autoritetet thanë se të paktën katër persona kanë vdekur nga përmbytjet, në Poloni është raportuar për një viktimë, ndërkaq në Republikën Çeke katër persona konsiderohen të zhdukur.