Grupi i deputetëve katalanas “Junts” i kanë propozuar Parlamentit të Spanjës një nismë, ku i kërkojnë qeverisë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nisma e tyre është konfirmuar se do të hidhet në votim më 25 qershor. “Junts për Catalunya”, parti e cila kishte përkrahur krijimin e Qeverisë re të Spanjës në krye me Pedro Sanchez, në propozimin e tyre kanë shkruar se në përkrahje të përpjekjeve të bëra nga institucionet e Kosovës për të mbrojtur të drejtën për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga refuzimi dhe ta njohë menjëherë Republikën e Kosovës.