Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe Grupi Kastrati kanë zyrtarizuar një partneritet të rëndësishëm nëpërmjet një memorandumi bashkëpunimi i cili nxit fuqizimin e studentëve dhe pedagogëve. Ky bashkëpunim ka në fokus studentët dhe peagogët e fakultetit, duke i ofruar atyre hapësira punësimi dhe praktike brenda kompanive të Grupit Kastrati.