Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për rivotim në qarkun e Gjirokastrës. Diskutimi është fokusuar tërësisht në verifikimin e të dhënave për shenjat e gishtave të votuesve në Gjirokastër, të cilat konstatojnë se ka pasur disa zgjedhës që kanë votuar më shumë se një herë. Ndërkohë kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të marrë informacion nga institucionet shtetërore për emigrantët që nuk ushtruan të drejtën e votës si dhe kërkesa e Partisë Demokratike për informacion nga INSTAT, Ministria e Shëndetësisë dhe policisë, është rrëzuar që në fillim të mbledhjes së KAS.