Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve tha fjalën e fundit këtë të hënë duke rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritje të zgjedhjeve në Tiranë, Fier, Elbasan e Durrës. PD ngulmoi në pavlefshmëri në këto qarqe megjithëse rinumërimi e mbylli kapitullin, pasi nga verifikimi I votave pati vetëm një ndryshim të mandatit në qarkun Fier brenda PS, që në fund përfundoi me me fitoren e Zegjine Çaushit pasi kandidatja tjetër e PS Maldrita Bardho dha dorëheqjen.