Dy nga tre komisionerët për zgjedhjet vendore për Bashkinë e Kukësit do t’i takojnë koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partisë së Lirisë si udhëheqësja e këtij koalicioni. Komisioni për Ankesa dhe Sanksione refuzoi të marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike, që ankimoi vendimin e komisionerit Ilirjan Celibashi, që i jep PD-së një anëtar në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, nga tre që i takojnë opozitës në total.