Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar pjesërisht ankimimin e Partisë Demokratike për Qarkun e Kukësit, ku kërkon së pari vënie në dispozicion të provave për 11 majin, duke nisur nga ato që janë në duart e operatorit postarë, tek raporti i audituesit publik. Në seancën e kësaj të marte të zhvilluar nga KAS, u refuzua kërkesa për kryqëzimin e të dhënave të marra nga PEI për Qarkun e Kukësit, pasi sipas tij nuk ka lidhje me provat që PD kërkon t’i vihen në dispozicion. Sipas KAS, kjo kërkesë mund të plotësohet nga KQZ.