Fletët e votimit për kryetarë në Bashkinë e Belshit do të rinumërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka miratuar kërkesën e dy anëtarëve Ledio Braho dhe Elvis Cefa. Në këtë bashki, kandidati socialist, Arif Tafani fitoi me vetëm 40 vota më shumë se kandidati i Bashkë Fitojmë, Bedri Qypi.