Pas hapjes së kutive të votimit, numëruesit duhet të mbajnë përgjegjësi. Rivlerësimi i votave në Dibër, Durrës, Fier dhe Tiranë tregoi disa emra kandidatësh të favorizuar gjatë procesit të numërimit të votave, sikurse ishte rasti i Ceno Klosit në Fier, në favor të të cilit ishin llogaritur 831 vota të pamerituara apo edhe raste të kandidatëve të tjerë të majtë e të djathtë, ku marzhi i mospërputhjes së rezultatit zgjedhor me gjendjen faktike të fletëve të votimit e kalonte gabimin njerëzor.