Komisioni për Ankimimet dhe Sanksionet pranoi pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike për të shqyrtuar materialet zgjedhore në 43 qendra votimi, ku sipas opozitës, komisionerët kanë shënuar shifrën zero te kolona e fletëve të votimit të papërdorura.