Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të premten të shfuqizojë vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi në lidhje me vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut socialist të Kuçovës Kreshnik Hajdari dhe ta rikthejë atë për rishqyrtim sërish te Celibashi duke i kërkuar Celibashit që ta rishqyrtojë çështjen dhe të marrë një vendim të ri bazuar në parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative.