Ankimimet e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit u bashkuan në një çështje të vetme që do të marrrë përgjigje përfundimtare nga KAS këtë të enjte. Partia Demokratike e Alibeajt nuk u regjistrua nga KQZ për shkak të mungesës së deklaratës solemne me firmën e Lulzim Bashës, i cili figuron ende si kryetar në Gjykatën e Tiranës. Celibashi sqaroi se ky dokument nuk mund të delegohet si kompetencë tek Alibeaj, por demokratët refuzuan që të depozitonin dokumentin me firmën e Bashës.