Prej 15 ditësh vendi ynë është përfshirë nga zjarret të cilat janë shkaktuar si pasoje e temperaturave të larta. Zjarret u përhapën në disa zona të vendit, duke u bërë rrezik për qytetarët, pasi përvec tokave që kanë djegur, në disa vende, flakët u afruan edhe në shtëpi të banueshme. Përvec dëmeve materiale, që janë shkaktuar vazhdimisht prej 15 ditësh, para disa ditësh një 64 vjecar mbeti viktimë për shkak të flakëve, të cilat u afruan në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Asim Zeneli në Gjirokatër.