Vazhdon situata e zjarreve edhe në Karaburun. Vatra të reja zjarri riaktivizohen në vendin e quajtur Gropat e Pirit, kjo për shkak të erës së fortë që fryn nga juglindja, por edhe temperaturat e larta që ka në atë zonë. Bredha e pemë të ndryshme janë përfshirë nga flakët, ndërkohë që Forcat e Armatosura dhe forcat e AKZM vijojnë të luftojnë me flakët.