Një 56-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi u kap duke transportuar kanabis. Aksioni u zhvillua nga blutë e komisariatit numër 3, pas informacioneve të siguruara nga strukturat e inteligjencës, se 56-vjeçari po transportonte një sasi droge të cilën e posedonte me qëllim shitjen. Menjëherë uniformat blu u vendosën në ndjekje të tij dhe në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë, e ndaluan teksa po lëvizte me një makinë tip ‘Audi A3’.