Policia e Sarandës ka arrestuar një 46-vjeçar nga Shkodra I cili u kap në tentativë për të kaluar kufirin me emigrantë të paligjshëm. Gjovalin Shkambi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonte kundrejt fitimit, me një automjet furgon, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.