Një operacion i zhvilluar nga policia e Durrësit ka zbardhur disa raste vjedhjesh, duke çuar kështu në identifikimin dhe prangosjen e autorit të dyshuar. Bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë një shtetas 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer 4 vjedhje dhe është konfliktuar fizikisht me një person tjetër.