Një egjiptian u arrestua nga policia e Krujës si autor u dyshuar I dy vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë. 43-vjeçari me banim në Nikël u identifikua në bazë të pamjeve filmike dhe kallëzimeve të bëra nga dy persona që kishin rënë pre e vjedhjeve. sipas policisë, 43-vjeçari kishte hyrë me forcë më datë 20 shtator në ambientet e një lokali dhe kishte marrë një shumë parash që ndodheshin aty. Ndërkohë më datë 3 dhjetor ai kishte marrë disa vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.