Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albania ka kapur dhe arrestuar në Vlorë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i operacionit, shtetasi shqiptar është lokalizuar në fshatin Bishan, me qëllim ekstradimin në Spanjë.