Një operacion i Guardia di Finanza ka sekuestruar një sasi të madhe droge, së bashku me mallra luksi dhe municione të paligjshme, në shtëpinë e një sipërmarrësi shqiptar 44-vjeçar, i cili jetonte në Rimini. Shqiptari ra në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij efektivët zbuluan rreth tetë kilogramë kokainë të fshehura në pjesë të ndryshme të shtëpisë, duke nisur nga frigoriferi deri tek pjesa poshtë pllakave të kuzhinës.