Pas një muaji hetimesh intensive me metoda proaktive, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Liboniku”, që kishte në fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Në kuadër të këtij operacioni, u ndalua në fshatin Libonik një automjet që përdorej nga një 39 vjeçar, banues në këtë fshat, i dyshuar për shitjen e dozave narkotike në qytetin e Maliqit dhe zonat përreth. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të mjetit, policia gjeti dhe sekuestroi sasi të ndara të lëndës së dyshuar kokainë, gati për shitje.