Një sasi fishekzjarresh dhe kapsollash të llojeve të ndryshme janë sekuestruar nga policia e Tiranës, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e shitjes së lëndëve piroteknike që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e njerëzve. Gjatë kontrolleve është zbuluar një 46-vjeçar i cili shiste lëndë piroteknike në mjetin që posedonte në rrugën “Ali Shefqeti”. Ai u procedua penalisht nga ana e shërbimeve të komisariatit numër një të kryeqytetit.