Një sasi rekord droge e llojit kokainë u sekuestrua këtë të martë në Itali, në një operacion ku u përfshinë dhe policitë e disa vendeve partnere europiane. Operacioni policor i kryer nga Guardia di Finanza, nën drejtimin e Drejtorisë antimafia të qarkut të Trieste, coi në sekuestrimin e 4.3 tonëve kokainë, 2 milionë eurove cash si dhe mjeteve të ndryshme të cilat shërbenin për shpërndarjen e kokainës në qytete të ndryshme.