Policia e Krujës ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Pas marrëjes së infromacioneve të siguruara në rrugë operative, uniformat blu kanë ushtruar kontroll dhe kanë arrestuar një 28 vjeçar të shpallur në kërkim, me banim në Tiranë. Sipas policisë, 28-vjeçari ishte dënuar me 4 vite burgim për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.