Edvin Bode, njohur edhe me emrin Andreë Bode, i dyshuar si autori i vrasjes së Edmond Papës në dhjetor të vitit 2022, është arrestuar në Memaliaj. 45-vjeçari i shpallur në kërkim fshihej në banesën e Julian Kalemit, që po ashtu u vu në pranga nga policia. Gjatë operacionit, efektivët gjetën armë në shtëpinë e të afërmit të Julian Kalemit, Andrea alias Adriatik Kalemi, që mbante në shtëpi 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, fishekë, silenciatorë, jelek antiplumb dhe gati 50 mijë euro.