Komisariati numër 1 në kryeqytet ka vënë në pranga një hajdut serial, I cili vidhte vazhdimisht patina. Në kuadër të operacionit “Stop” u arrestua shtetasi me iniciale E.G., 20-vjeç, banues në Tiranë si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16-vjeçar. Policia ka shpërndarë gjithashtu një video e bërë nga kamerat e sigurisë, ku shihet 20-vjeçari teksa kryen një nga vjedhjet.