Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin në Mbretërinë e Bashkuar të të shpallurit në kërkim ndërkombëtar, Xhuljano Hoxha. 30-vjeçari pritet të ekstradohet në Shqipëri. Hoxha kërkohej nga autoritetet shqiptare pas një vendimi të 22 prillit 2025 të GJKKO-së, që i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzat si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, për kultivim të bimëve narkotike, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.