Një 39-vjeçar nga Turqia u arrestua në pikën kufitare të Morinit. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Turku tentoi të hynte në territorin e Shqipërisë, por autoritetet pas verifikimit të dokumentacioneve e prangosën atë në vijën e dytë.